Kulturë

Sot jepet premiera e “Zgjoi” në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 22 October 2021

Sot nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, do të jepet premiera e filmit “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Në njërin prej festivaleve më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit, atë të Sundance-t, “Zgjoi” fitoi çmim për filmin më të mirë dhe për çmimin e publikut, ndërkaq Basholli rrëmbeu çmimin e regjisores më të mirë.

“Përveç të qenit një kryevepër, kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është një frymëzim”, kishte thënë Osmani për filmin aktualisht më të suksesshëm shqiptar në skenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Premiera e filmit jepet në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera