Ka një muaj që Dafina Zeqiri lansoi albumin e saj të ri të titulluar “Dafinë moj”.
Ndonëse javën e kaluar ajo solli klipin e ri në bashkëpunim me MC Kreshën, duket se artistja e shumë hiteve është duke punuar në atë të radhës.
Arta Nitaj e ka treguar shpesh përmes postimeve se është një fanse e flaktë e muzikës së Dafina Zeqirit.
Së fundmi, ka qenë vetë Dafina ajo e cila ka publikuar një video, ku të dyja shihen të rregulluara deri në detaj, duke shtuar dyshimet se modelja shqiptare mund të jetë pjesë e njërit prej klipeve të Dafinës.
“Dafinë moj”, përmban plot 14 këngë, derisa artistja ka bërë të ditur se kohë pas kohe do të lansojë edhe klipet e tyre.