Sport

Barcelona më në fund shënon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 20 October 2021

Skuadra e Barcelonës më në fund ka arritur ta shënoj fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ e kanë mposhtur Dinamo Kyivin me rezultat minimal 1-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e tretë në Grupin E.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Camp Nou’, golin e vetëm për ‘katalunasit’ e realizoi mbrojtësi spanjoll, Gerrard Pique.

-Advertisement-

Kapiteni i Barçës shënoi në minutën e 34’ për t’i dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet e treta në Grupin E me 3 pikë, kurse Dynamo Kyiv pozicionohet i katërti me 1 sosh.

Dynamo Kyiv dhe Barcelona do ta luajnë duelin kthyes pas dy javë, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera