Këta janë 12 asambleistët e Vetëvendosjes që mund të futen në Kuvendin e Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus
09:59 | 19 October 2021
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që me numrin e votave të mbledhura t’i siguroj 12 vende ose 30,59 të ulëseve në Kuvendin Komunal në Mitrovicë, bazuar në rezultatet preliminare.
Mitropol ka siguruar numrin e votave që kanë marrë secili nga kandidatët.
Si bartës liste, i pari me 8308 vota është kryetari i LVV në Mitrovicë, Faruk Mujka.
Menjëherë pas Mujkës vie drejtori për Shërbime dhe Infrastrukturë, Naser Muja me 369 vota në total.
I treti është drejtori i Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë, Hysen Muzliukaj, me 359 vota, baraz me asambleistin Jeton Zeneli, i cili poashtu ka 359 vota, njofton Mitropol.
I pesti në këtë listë është sekretari organizativ, Kushtrim Zeneli me gjithsej 350 vota, pasuar nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku me 318 vota.
E shtata në listë është asambleistja Shkurta Shosholli Musa, e cila arriti votat pa kuotë gjinore, ndërsa i teti është asambleisti Armend Begu, me 302 vota gjithsejt, ndërsa menjëherë pas tij vie drejtori i Arsimit, Skender Avdiu me 297 vota në total.
Në bazë të kuotës gjinore, të drejtën për t’u futur në Kuvendin Komunal e kanë fituar edhe 3 gra nga lista.Asambleistja Elidiana Budini Haziri ka fituar gjithsej 241, duke u bërë kandidatja e dhjetë që do futet në asamble falë kuotës gjinire, pasuar nga motra e Agim Bahtirit, Xhevrije Bahtiri e cila ka gjithsej 218 vota.
Emër diskutabil mbetet ende drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani me 214 vota, e cila do futet në Kuvend po që se nuk ka ndryshim matematikash dhe LVV siguron 12 ulëse në fund.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...





























