Lajme

Agim Bahtiri se hapë më as telefonin, ja kush lajmërohet në vend të tij

Autori: H. Smajli 11:32 | 18 October 2021

Agim Bahtiri se hapë më as telefonin, ja kush lajmërohet në vend te tij

Duket se rezultati i zgjedhjeve ka bërë që Agim Bahtiri të mos përgjigjet më as në telefonin e tij.

Ai këtë detyrë duket të ua ketë lënë shokëve të cilët tani po përgjigjen për të. Gazeta Infokus është munduar të kontaktojë me Bahtirin për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Mitrovicë mirëpo në telefon është përgjigjur një mik i tij.

-Advertisement-

Ai ka thënë “unë nuk jam kryetari, jam një shok i tij, kryetari për momentin është i zënë”, derisa afër tij janë dëgjuar edhe zëra të tjerë.

Bahtiri në këto zgjedhje u mund nga kundër kandidati i tij nga PDK-ja, Bedri Hamza i cili fitoi me 53.86% të votave në këtë komunë.

Derisa mbrapa tij mbeti kryetari aktual nga LVV-ja, me 34.49%.

Mirëpo Bahtiri në një status në facebbok e ka uruar Hamzën për fitoren, duke thënë se në një garë gjithmonë ka një humbës dhe një fitues.

“Mbrëmë kam telefonuar kundërkandidatin Bedri Hamza, të cilit i urova fitore. Në këtë bisedë të shkurtër, e sigurova që të gjitha punët do të jenë të përgatitura për t’ia përcjellë kur të vjen procesi i pranim-dorëzimit dhe kërkova që projektet e filluara mos të ndërpriten.  Do të jem gjithmonë në shërbim të Mitrovicë”, ka shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera