Lajme

Si votojnë të burgosurit “më të rrezikshëm të Kosovës”?

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 17 October 2021

Edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, të burgosurve iu është mundësuar votimi përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lidhur me procesin e votimit në këtë vend ka folur zëvendësdrejtori Idriz Shabani.Shabani tha se të drejtë vote kanë 128 të burgosur.

“128 të burgosur kanë të drejtë vote. Të shohim tani se a duan të gjithë të votojnë apo jo. Ne i lajmërojmë të burgosurit se kanë të drejtë të votojnë dhe pastaj ata vendosin se a do të votojnë apo ajo”.

-Advertisement-

Ai theksoi se të burgosurit kanë pasur mundësi ta përcjellin edhe fushatën zgjedhore nëpërmjet televizionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera