Lajme

Ambasada e Italisë thirrje qytetarëve: Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj që të dëgjohet

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 17 October 2021

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diele.

Në një postim në Twitter, ambasada tha se mos humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet.

“Zgjedhjet lokale po mbahen në 38 komuna në tërë Kosovën. Më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë. Kalofshi një ditë të bukur Zgjedhore. Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera