Lajme

Të drejtën e votës e ushtrojnë edhe të burgosurit në burgun e Lipjanit

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 17 October 2021

Të burgosurit në burgun e Lipjanit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare për të votuar.

Të drejtë vote në këtë qendër kanë 29 të burgosur, nga ta 10 të rritur dhe nëntë të mitur.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve në këtë qendër korrektuese, Mentor Mehmeti, ka thënë se materialet në këtë qendër kanë arritur me kohë.

-Advertisement-

“Si çdo vend në Kosovë edhe në qendrën korrektuese po zhvillohen zgjedhjet. Materialet kanë ardhë me kohë”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq njëri nga të burgosurit i cili e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim, ka thënë se është mirë që çdo i burgosur ta shfrytëzojë këtë të drejtë.

“Kjo është hera ime e parë me zgjedh kryetarin e komunës e hera e dytë kështu”, ka thënë i burgosuri.

“Është mirë që çdo i burgosur me ushtru të drejtën e tij qytetare, pse mos me shfrytëzu. Mos me na mbetë pikë, marak, pasi s’jemi shumë gjatë këtu, edhe mundemi me pa punën e tij. Të mirat që i bon ose të këqijat shihen”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se kanë edhe televizor nga ku mund edhe t’i ndjekin rezultatet e kësaj gare zgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera