Çka presin qytetarët që votuan ndër të parët në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 17 October 2021
Është hapur qendra e votimit 1903e në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku tashmë kanë votuar qytetarët e parë.
Ata urojnë që për kryeqytetin të vijnë ditë më të mira.
Menaxherja e kësaj qendre, Jehona Oruqi ka bërë te ditur se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se janë përgatitur me te gjithë materialin e nevojshëm.
Ajo tha po ashtu se në këtë qendër të drejtë vote në këtë qendër të votimit kanë 7 mijë e 411 qytetarë.
“Çdo gjë ka filluar në orën 7 në mëngjes, kur kemi pasur edhe votuesit e parë. Qendra jonë i ka 7 mijë e 411 votues dhe i ka 9 vendvotime… Që nga dje kanë filluar të gjitha përgatitjet, qendra është përgatitur, të gjitha vendvotimet janë pajisur me të gjitha materialet”, tha ajo.
E qytetarët e parë që kishin dalë për të votuar thanë se është e rëndësishme që secili të ushtrojë këtë të drejtë kushtetuese.
Kështu një nga votuesit e kësaj qendre, Gani Arifi tha se nga zgjedhjet e sotme pret më shumë se nga ato në të kaluarën.
“Presim diçka më mirë se në të kaluarën. Po shpresojmë… Është shumë e rëndësishme nëse del e gjithë popullata, e kemi obligim qytetar”, tha ai.
Në shkollën “Faik Konica” votoi edhe qytetarja Erblina Brahimi, e cila shprehet optimiste për të ardhmen.
“Inshalla fiton më i miri dhe bëhet më mirë”, tha ajo.
Në Kosovë të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. Ndërsa këto janë zgjedhjet e shtata komunale që nga paslufta në Kosovë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



























