Jeff Bezos dhe e dashura e tij shkëmbejnë puthje në mes të rrugës
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 16 October 2021
Themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos shënoi fitoren e tij të fundit në garën e miliarderëve në hapësirë duke siguruar që nuk kishte absolutisht asnjë hapësirë mes tij dhe të fejuarës së tij të përfolur Lauren Sanchez të premten, kur dyshja u fotografuan duke shijuar një përqafim shumë intim në publik gjatë një dite të kaluar së bashku në New York.
Bezos, 57 vjeç dhe partnerja e tij 51 vjeçare, dukeshin sikur ishin në një univers të tyre, pasi mbyllën buzët në mes të një rruge të zhurmshme në Manhattan, duke u dukur të pavëmendshëm për grumbujt e njerëzve që kalonin aty pranë, ndërsa ndanin me njëri-tjetrin puthjen e tyre romantike, shkruan DailyMail.
Të dy Bezos dhe Sanchez po buzëqeshnin nga veshi në vesh ndërsa u ndanë nga përqafimi i tyre publik – gjë që la manjatin miliarder të kompanisë “Amazon” me një njollë të buzëkuqit rozë të së dashurës në fytyrë. Ndërsa ata të dy dukeshin se kishin sy për njëri-tjetrin, atyre iu bashkuan edhe Tony Gonzalez e gruaja e tij October.
Çifti, romanca e të cilëve u zbulua publikisht vetëm disa orë pasi Bezos njoftoi se ai po divorcohej nga gruaja e tij e atëhershme Mackenzie Scott në janar të vitit 2019, ishin në Texas në fillim të kësaj jave për të parë fluturimin e dytë të suksesshëm të pasagjerëve të Blue Origin në hapësirë.
Fluturimi hapësinor i së mërkurës shënoi një moment historik jo vetëm për Bezos, por për aktorin e “Star Trek”, William Shatner, 90 vjeç, i cili zyrtarisht u bë personi më i vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë kur u bashkua me tre pasagjerët e tjerë në bordin e raketës New Shepard.
Edhe pse shprehja e shkëlqyer e Bezos të premten tregoi se ai është i emocionuar me arritjen e tij të fundit atmosferike, kërkimi i tij për të fituar garën në hapësirë dhe për të mposhtur rivalët si themeluesi i Tesls-s, Elon Musk dhe manjati i “Virgin”, Richard Branson ka tërhequr zemërimin nga kritikët, përfshirë Princin William.

Mbretëresha sulmoi manjatët ultra të pasur të enjten, duke këmbëngulur se ata duhet të përqëndrojnë energjitë dhe financat e tyre në planetin në të cilin jetojnë, në vend që të konkurrojnë njëri-tjetrin për çështje hapësinore.
Disa orë pasi Shatner dhe tre pasagjerët e tjerë në New Shepard u kthyen të sigurt në Tokë – ku ata u përshëndetën personalisht nga Bezos – Princi William duket se e qortoi garën miliardere në hapësirë gjatë një interviste për BBC.
Ndërsa diskutonte çështjet aktuale me të cilat përballet klima globale, Duka i Kembrixhit, 39 vjeç, tha: “Ne kemi nevojë për trurin dhe mendjen më të madhe të botës të vendosur në përpjekjen për të riparuar këtë planet, jo në përpjekjen për të gjetur vendin tjetër për të shkuar dhe jetuar”.
Sidoqoftë, të premten, dukej sikur reagimi kundër përfshirjes së Bezos në garën hapësinore nuk mund të ishte më larg mendjes së tij, apo të partneres së tij.
Sanchez ishte veshur me një fustan dhe pallto të bardhë për ditën argëtuese të çiftit në qytet.
Ajo kishte me vete aksesorë të shtrenjtë, si çanta e markës “Hermes Birkin” që vlen mbi 30,000 dollarë dhe një palë atlete “Alexander McQueen” në vlerë 580 dollarë.

Pavarësisht motit të ngrohtë në qytet të premten, ajo gjithashtu veshi një xhaketë të bardhë.
Por aspekti më tërheqës i pamjes së saj ishte unaza e madhe prej diamanti që u pa në gishtin e saj të martesës – një aksesor mahnitës që ajo kishte vendosur në gisht në disa raste në të kaluarën, duke ndezur spekulimet e vazhdueshme se ajo dhe Bezos janë fejuar fshehurazi.
Edhe pse ende nuk i kanë adresuar ato thashetheme, ata u siguruan që të gjithë në orbitën e tyre të mund të shohin se sa të dashuruar janë ndërsa përqafoheshin në rrugë.

Bezos ndërkohë kishte veshur një palë xhinse të rastësishme, një këmishë polo të zezë dhe një palë çizme të zeza të markës “Chelsea”. /Telegrafi/

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...































