Smith: Ekziston një grup i fuqishëm në Kosovë që s’duan ekzistencën e Gjykatës Speciale
Autori: Gazeta inFokus
09:34 | 16 October 2021
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një komunikatë për media pas fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të OVL e UÇK’së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Prokurori i Specializuar Xhek Smith ka thënë se zhvillimi i këtij gjyqi është i nevojshëm sepse, siç thotë, ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar.
Ai e ka quajtur “përshkrim të rremë” deklaratën se asnjë ushtar i UÇK’së s’ka kryer krime gjatë luftës.
“se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës.”, thuhet në komunikatën e ZPS’së.
Sipas Smith, edhe Gucati dhe Haradinaj i përkisnin këtij grupi.
“Z. Smith vuri në dukje se z. Gucati dhe z. Haradinaj i përkasin këtij grupi dhe denigrojnë këdo që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-në duke i quajtur “spiunë”, “bashkëpunëtorë”, dhe “tradhtarë” që kanë “tradhtuar” bashkëpatriotët e tyre.
Prokurori i Specializuar theksoi se Dhomat e Specializuara duhet të jenë një gjykatë që e vë fokusin tek viktimat dhe një pjesë e arsyes pse ajo u krijua, dhe pse e ka selinë në Hagë, është “klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procese që ekziston në çështjet gjyqësore penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së””, thuhet tutje në komunikatë.
Është bërë e ditur edhe se Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave në çështjen e saj gjyqësore duke filluar nga e hëna e ardhshme./Express/
Komunikata e plotë e ZPS’së:
Prokurori i Specializuar: Ne duhet të mbrojmë ata që kërkojnë drejtësi
Në fillimin e gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, që akuzohen për pengim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe frikësim e hakmarrje ndaj dëshmitarëve, Prokurori i Specializuar Xhek Smith e përshkroi çështjen gjyqësore si një çështje “që lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin e drejtë të drejtësisë” dhe “atë që kërkohet për ta bërë sundimin e ligjit një realitet”.
Prokurori i Specializuar tha se e vërteta përbën themelin e drejtësisë dhe një e vërtetë që shpjegon pse është i nevojshëm zhvillimi i këtij gjyqi është fakti “se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës.”
Z. Smith vuri në dukje se z. Gucati dhe z. Haradinaj i përkasin këtij grupi dhe denigrojnë këdo që bashkëpunon me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ZPS-në duke i quajtur “spiunë”, “bashkëpunëtorë”, dhe “tradhtarë” që kanë “tradhtuar” bashkëpatriotët e tyre.
Prokurori i Specializuar theksoi se Dhomat e Specializuara duhet të jenë një gjykatë që e vë fokusin tek viktimat dhe një pjesë e arsyes pse ajo u krijua, dhe pse e ka selinë në Hagë, është “klima e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjes në procese që ekziston në çështjet gjyqësore penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së”.
“Kjo klimë ka pasur efekt në të shkuarën duke parandaluar dëshmitarët që të vinin në Gjykatë dhe të thoshin atë që ata dinin për krimet e UÇK-së,” tha z. Smith. “Të akuzuarit e njohin mirë këtë histori dhe shpresuan që të përdornin të njëjtën strategji këtu për të frikësuar dëshmitarët sepse kjo kishte pasur efekt në të shkuarën.”
Prokurori i Specializuar deklaroi se administrimi i drejtë i drejtësisë kërkon krijimin dhe mbështetjen e forcimit të institucioneve që mund të mbrojnë ata që kërkojnë drejtësi dhe se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë aftësinë për të ofruar drejtësi për shumë viktima në Kosovë.
“Arsyeja pse e ka këtë fuqi është se ajo përbën një vend të sigurt për dëshmitarët që të flasin hapur për krimet që panë, krimet prej të cilave vuajtën vetë, krimet prej të cilave panë të vuajnë anëtarët e familjeve të tyre,” tha ai. “Dhe çka është më vendimtare, ajo përbën një vend ku ata mund ta bëjnë këtë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe ndëshkimi.”
Prokuroria do të fillojë paraqitjen e provave në çështjen e saj gjyqësore duke filluar nga e hëna e ardhshme, 18 tetor.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































