Sponzori vendos 1 milion euro në dispozicion që drejtësia për Haxhi Krasniqin të shkoj në vend
Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 14 October 2021
Robin Haxhi Krasniqi dhe ekipi i tij kanë vendosur të kërkojnë drejtësi para organeve të drejtësisë, për shpalljen humbës në duelin me Dominic Bösel.
Sponsori kryesor i Krasniqit, Burim Hazrolli ka ndarë një milion euro për procesin gjyqësor me të cilin pretendohet të dëshmohet se referët ia kanë marrë padrejtësisht fitoren Robin Krasniqit.
Krasniqi menjëherë në ring tha se ai me siguri nuk ka humbur. Më pas në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ai do të ndjekë të gjitha rrugët për të çuar drejtësinë në vend. Ndërsa Burim Hazrolli në një pronponcim të shkurtër për Diaspora Today thotë se të dhënat janë të vërteta, se ai është i gatshëm të mbështes këtë proces, i cili duhet të gjejë drejtësi.
“Unë jam ende i prekur thellë nga rezultati i luftës të shtunën. Unë nuk mund ta kuptoj që një vendim kaq i gabuar mund të merret në sportin profesional në vitin 2021. Unë u trondita kur dëgjova rezultatin në ring (para njoftimit) nga nikoqiri i mbrëmjes së luftës dhe menjëherë i thashë se ne nuk do ta tolerojmë atë. Një vendim i tillë i padrejtë dhe josportiv nuk mund të qëndrojë, kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të korrigjuar vendimin e referëve”, pohon ai.
Një nga avokatët e Kraqniqit në këtë proceso do të jetë René-Dirk Hundertmark. Edhe ai beson se të drejtat e Robin Krasniqit janë shkelur qartë. Avokati René-Dirk Hundertmark: “Robin Krasniqi ka ngarkuar një ekip ekspertësh për të ushtruar të drejtat e tij. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një rezultat të pakuptueshëm, por në veçanti edhe parregullsitë që ndodhën para, gjatë dhe pas luftimit dhe që padyshim kishin një ndikim të drejtpërdrejtë në vendimin e referëve. Unë parashtrova një protestë në emër të zotit Krasniqi tek institucionet kompetente. Klienti im do të përdorë të gjitha mjetet juridike në nivel kombëtar dhe, nëse është e nevojshme, ndërkombëtar, për të korrugjiuar padrejtësinë”, thotë avokati.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...






























