Lajme

Provokimi i Vuçiqit, niset për në bazën e Rashkës në afërsi të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 13 October 2021

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është nisur për në bazën ushtarake të Rashkës, në kufi me Komunën e Leposaviçit, ku thuhet se do të takojë përfaqësuesit politikë të komunave serbe në Kosovë.

Ky takim, siç shkruajnë mediet e afërta me qeverinë e Serbisë, është takim urgjent i thirrur nga vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Pas skenave dramatike në Mitrovicë e Veriut dhe inkursionit të njësive speciale, që kulmuan me plagosjen e serbëve nga forcat speciale shqiptare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vendosi të takohet urgjentisht me përfaqësuesit e popullit tonë në Kosovë”, shkruajnë mediet serbe.

-Advertisement-

Këtë mbledhje në bazën ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën, e konfirmoi Presidenca e Serbisë për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera