Sport

Challandes tregon se a do të luaj Lirim Kastrati ndaj Gjeorgjisë

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 11 October 2021

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka konfirmuar se sulmuesi Lirim Kastrati është 100% i gatshëm për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, shkruan Gazeta inFokus.

Challandes ka thënë se Kastrati ka stërvitur mirë dhe nuk ka dhimbje.

“Lirimi është 100% i gatshëm, dhe do të jetë pjesë e listës së futbollistëve për ta ndihmuar skuadrën. Ka stërvitur mirë dhe nuk ka dhimbje”, ka thënë Challandes.

-Advertisement-

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera