Lajme

Viktimat e trafikimit, 59% janë fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 10 October 2021

Policia e Kosovës që nga viti 2017, ka identifikuar 102 viktima të trafikimi me qenie njerëzore, ku 75 janë nga Kosova, nëntë nga Shqipëria dhe pjesa tjetër nga Serbia, Mali i Zi, Moldavia dhe Çekia.

Sipas shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz, Riza Murati, në një intervistë për KosovaPress, thotë se 59 % e këtyre rasteve të trafikimit janë nën moshën 18 vjeçare.

“Rastet e trafikimit me qenie njerëzore janë raste të cilat janë shfaq në Kosovë, po them edhe më herët, duke marrë parasysh situatën që është kriju pas luftës që ka gjet një treg të përshtatshëm për kërkesat që kanë qenë në Kosovë, ka ardh si pasojë e kësaj që të identifikohen edhe viktimat e trafikimit. Kohëve të fundit pjesa më e madhe e tyre janë nga Kosova, ku prej 102 viktimave të identifikume që nga viti 2017, e deri më tani që po flasim, 75 janë nga Kosova, ndërsa 9 janë nga Shqipëria dhe numrit tjetër kemi të bëjmë me viktimat e identifikuara nga Serbia, Mali i Zi, ku kem pas raste viktimat moldave, Çekisë, Filipinesë, pra një numër i vogël i tyre. Ndërsa sa i përket moshës 59%, e tyre bëjnë pjesë nën moshën 18 vjeçare d.m.th. që kemi të bëjmë me fëmijë” ka treguar Murati.

-Advertisement-

Sipas Muratit, gjendja ekonomike, moskujdesi prindëror, braktisja e shkollimit janë disa nga arsyet që viktimat janë pre e trafikimeve. Ai shtoi se viktimat zakonisht gjenden në vende jo të përshtatshme si në lokale të natës, klube të vallëzimit, në rrugë por dhe në apartamente.

“Arsyet janë nga më të ndryshmet që arrijnë të trafikohen viktimat e trafikimit, një prej arsyeve është gjendja ekonomike dhe sociale d.m.th moskujdesi i duhur prindërorë në familje, problemet në familje, braktisja e shkollimit, d.m.th i vënë në një situatë të ndjeshme që ato lehtë të binë pre e mashtrimeve dhe të revoltohen me qellim të shfrytëzimit të tyre në format nga më të ndryshmet, tani po flasim kur ato viktima gjenden në vendet nga më të ndryshmet të shfrytëzimit, pjesa më e madhe e tyre gjenden në lokale të natës, klube të vallëzimit, sallone masazhi, në rrugë por edhe në vendet e tjera të apartamenteve,” deklaron ai.

Murati shton se Policia e Kosovës i ofron viktimave strehim i sigurt dhe mbrojtje të identitetit. Në ndërkohë Murati tha se Policia e Kosovës ka organizuar një drejtori në vete për t’u ballafaquar me këtë situatë.

“Kemi qëllimin më të mirë që t’i njohim indikatorët e hershëm, t’i njohim rastet e trafikimit. Pastaj ne kemi ndërmarrë edhe aksione të ndryshme që nga kontrolli i klubeve të natës, sallone të masazhes të ndryshme, pastaj aksione të identifikimin e fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit,” ka shtuar ai./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera