Rizvanolli thotë se kriza energjetike mund ta prekë edhe Kosovën, paralajmëron rritje të çmimeve
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 09 October 2021
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në Kosovë.
Rizvanolli ka shtuar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve.
“Çmimet e energjisë elektrike për një Megavat për orë prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet për sot kanë arritur në mbi 200 euro, pra po flasim për shtrenjtim të çmimeve katërfish në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe pjesërisht si pasojë e uljes së ofertës së gazit natyror nga ana e Rusisë.
Hipoteza është për të bërë presion për lëshimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’, mirëpo sido që të jetë është një krizë e thellë energjetike që pritet të thellohet edhe më tej gjatë muajve në vijim”, ka thënë Rizvanolli.
Ajo thekson se Kosova nuk është i izoluar nga ndikimi i çmimeve dhe se sipas saj, kjo krizë në një masë pritet të ketë ndikim edhe në vendin tonë.
“Në një masë pritet që të ketë ndikim në Kosovë, ngase vendi ynë nuk është komplet i izoluar, mirëpo ne këtu e kemi fatin që në masë të madhe bazohemi në kapacitet tona gjeneruese këto me thëngjill që i kemi, e që janë ndotëse e janë shumë të këqija për shumë arsye, mirëpo këto na lejojnë neve siguri të furnizimit me energji elektrike dhe me një çmim të përballueshëm për konsumatorët”, thekson ajo.
Sipas ministres Rizvanolli, me ardhjen e sezonit të dimrit, qytetarët e Kosovës duhet të përgatiten për rritje eventuale të çmimeve.
“Tregu në Kosovë është i rregulluar dhe çmimi i energjisë elektrike për konsumatorë është i rregulluar. Megjithatë, qytetarët duhet të janë të përgatitur për probleme eventuale të sezonit së dimrit kur kërkesa dhe çmimet rriten”, ka thënë ajo për Telegrafin.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























