Një Europë me “mure”, 12 vende kërkojnë gardhe në kufij për të ndalur emigrantët
Autori: Gazeta inFokus
08:28 | 09 October 2021
12 vende europiane i kanë kërkuar unionit instrumente të reja për të mbrojtur kufijtë e jashtëm nga flukset migratore, mes të cilave dhe një financim europiane për ngritjen e mureve.
Kjo është kërkesa që lexohet në një letër dërguar Komisionit dhe Presidencës së Këshillit Europian nga ministrat e Brendshëm të Austrisë, Qipros, Danimarkës, Greqisë, Greqisë, Lituanisë, Polonisë, Bullgarisë, Çekisë, Estonisë, Hungarisë, Letonisë dhe Sllovakisë.
Kjo temë për riforcimin e kufijve të jashtëm të unionit do të diskutohet në takimin e ministrave të Brendshëm të 27 vendeve anëtarë që do të mbahet në Luksemburg.
Përmes kësaj letre, 12 vendet kërkojnë instrumente të reja që mundësojnë evitimin në vend të përballimit të pasojave të krizave migratore dhe të azilit.
“Në të njëjtën kohë”, vazhdon dokumenti, “këto zgjidhje evropiane duhet të synojnë mbrojtjen e sistemit të përbashkët të azilit duke zvogëluar faktorët tërheqës”.
Sipas shteteve nënshkruese, “për të siguruar integritetin dhe funksionimin normal të zonës Shengen të gjithë kufijtë e jashtëm duhet të mbrohen me nivelin më të lartë të sigurisë. Pengesat fizike duket se janë një masë efektive e mbrojtjes së kufirit që i shërben të gjithë BE-së, jo vetëm të vendeve që preken të parët. Kjo masë legjitime duhet të financohet më tej dhe në mënyrë adekuate nga buxheti i BE-së “./A2cnn

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































