Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera
Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 08 October 2021
Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft.
Raporti i Mbrojtjes Dixhitale i kompanisë Microsoft për vitin 2021 thotë se “aktorët shtetërorë rus” janë përgjegjës për 58% të të gjitha sulmeve kibernetike të kryera nga qeveritë e vendeve në botë, dhe se ata tani janë të suksesshëm në pothuajse çdo të tretën përpjekje.
“Grupet me bazë në Rusi kanë forcuar pozicionin e tyre duke u bërë kërcënim akut për ekosistemin dixhital global”, thuhet në raport, duke paralajmëruar se aktorët kibernetikë rusë kanë përmirësuar aftësitë e tyre për t’u përshtatur me ndryshimet në teknologji dhe për të përdorur metoda të publikuar në burime publike të informacionit. Kjo po i bënë gjithnjë e më të vështira përpjekjet “për t’i zbuluar ata.”
Microsoft gjithashtu tha se objektivi më i shpeshtë i Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Ukraina dhe Britania, dhe se Moska tani po përqëndrohet më shumë në mbledhjen e informacioneve të zbulimit. Më shumë se gjysma e sulmeve kibernetike ruse tani vënë në shënjestër agjencitë e përfshira në politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, nga vetëm 3% që ishte një vit më parë.
Sipas kompanisë Microsoft, pas Rusisë, numri më i madh i sulmeve kibernetike u realizuan nga Koreja e Veriut, Irani dhe Kina.
Objektivi kryesor i Koresë së Veriut ishin kompanitë e kriptomonedhave. Irani katërfishoi sulmet e tij ndaj Izraelit, ndërsa tensionet midis dy vendeve u rritën në mënyrë të vazhdueshme.
Kina gjithashtu ishte aktive, duke u përqëndruar në përpjekjet e saj kibernetike në mbledhjen e informacioneve të zbulimit.
Microsoft tha se një pjesë e madhe e përpjekjeve të Pekinit, përmes një aktori kërcënues të quajtur Chromium, u përqëndruan në mbledhjen e informacioneve sociale, ekonomike dhe politike në Indi, Malajzi, Mongoli, Pakistan dhe Tajlandë.
Një tjetër aktor kërcënues kinez, i njohur me emrin Nikel, i përqendroi përpjekjet e tij në ministritë e jashtme të vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Raporti tha gjithashtu se Koreja e Jugut, Turqia dhe Vietnami ishin gjithnjë e më aktive në hapësirën kibernetike, megjithëse vëllimi i sulmeve të kryera nga ato vende ishte shumë i vogël në krahasim me ato të Rusisë, Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës.
Zyrtarët e lartë amerikanë kanë ndarë shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun në rritje nga sulmet kibernetike, veçanërisht nga vendet armike, nëjavët e fundit. Shumë prej tyre kanë shprehur mbështetje për miratimin e një legjislacioni që do të kërkonte nga kompanitë private që të njoftonin qeverinë amerikane për rastet e sulmeve kibernetike ndaj sistemeve të tyre.
“Unë mendoj se kemi arritur në një pikë, ku harku e krimeve kibernetike dhe kërcënimet kibernetike janë bërë vertëtë çështje urgjente”, tha Sekretari i Sigurisë, Alejandro Mayorkas në një konferencë virtuale mbi sigurinë kibernetike në fillim të kësaj jave. “Ne jemi optimistë se legjislacioni do të miratohet”, shtoi ai.
Duke folur në të njëjtën konferencë të enjten, Drejtorja e Agjencisë amerikane të Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, Jen Easterly tha se ndërsa shumë nga kërcënimet nuk janë të reja, ato mbeten shqetësuese, duke patur parasysh “sa të pambrojtura janë disa nga sektorët tanë të infrastrukturës kritike”.
Të tjera
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...