Franca mposhtë Belgjikën me përmbysje rezultati dhe kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve
Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 07 October 2021
Kombëtarja e Francës është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve, pasi në gjysmëfinale e ka eliminuar Belgjikën, duke e mposhtur me përmbysje rezultati nga 2-0 në 2-3, shkruan Gazeta inFokus.
Në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ në Torino, serinë e golave në këtë ndeshje të ‘çmendur’ e hapi sulmuesi i Athletico Madridit, Yannick Carrasco.
Futbollisti belg shënoi një gol fantastik në minutën e 37’ për rezultatin 1-0 në favor të ‘Dajave të Kuq’.
Gëzimi i kombëtares së udhëhequr nga Roberto Martinez u shtua tre minuta me vonë, pasi Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë 2-0, me një supergol të realizuar nga ‘këndi i vdekur’.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 në të mirë të Belgjikës, kurse në 45 minutat e dytë francezët bënë përmbysjen e madhe, duke realizuar tre gola për të kaluar në finalen madhe.
Sulmuesi në top formë i Real Madridit, Karim Benzema, shënoi në minutën e 62’ për ta ngushtuar rezultatin 2-1, kurse shtatë minuta me vonë Kylian Mbappe i barazoi shifrat 2-2, duke realizuar nga pika e bardhë në minutën e 69’.
Kur u mendua se ndeshja po shkonte në vazhdime në skenë doli mesfushori i Milanit, Theo Hernandez, i cili shënoi një eurogol në minutën 90+1’ për rezultatin përfundimtar 2-3 për ‘Gjelat’.
Pas këtij triumfi, Franca ka kaluar në finale të Ligës së Kombeve, aty ku do të takohet me Spanjën që mbrëmë eliminoi Italinë, duke e mposhtur me rezultat 2-1.
Finalja e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës do të zhvillohet të dielën nga ora 20:45, kurse ndeshja për vendin e tretë mes Italisë dhe Belgjikës do të luhet po ashtu ditën e diel, por nga ora 15:00./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























