Auto&Tech

Volvo tërheq 460.769 vetura, kjo për shkak të një gabimi në jastëkët me ajër

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 07 October 2021

Volvo Cars është duke tërhequr 460.769 vetura të modeleve të vjetra në mbarë botën, për shkak të jastëkëve me ajër që do të mund të ishin vdekjeprurës në rast të ndonjë aksidenti.

Problemi shfaqet kur jastëkët me ajër aktivizohen për shkak të një aksidenti. Fragmentet e fryrjes brenda jastëkut me ajër mundet në raste të caktuara të ju godasin – që do mund të çoj deri te lëndime serioze apo edhe vdekja, ka njoftuar kompania amerikane për siguri, transmeton Telegrafi.

Volvo që është në pronësi të kompanisë Geely, që së fundmi ka konfirmuar planet për daljen në publik, është e vetëdijshme për një incident për shkak të cilit mund të shkaktohen vdekje, kështu të paktën thuhet në dokumentet e Këshilli Kombëtar për Siguri në Komunikacion.

-Advertisement-

Veturat që janë prekur nga kjo tërheqje nga rrugët janë modelet e vjetra të Volvo – aty përfshihen S80 2001-2006 dhe S60 2001-2009. Veturat janë prodhuar në periudhën nga maji i vitit 2000 deri në mars të 2009.

Nga Volvo kanë bërë të ditur se problemi shfaqet, në kohën kur tabletët për fryrjen e jastëkëve me ajër janë të ekspozuar mbi nivel dhe shpesh edhe ndaj temperatura të larta. Tabletët mund të shkatërrohen dhe të lëshojnë një lloj pluhuri, që rrit presionin në pajisje. Këta faktorë mund të rritin rrezikun e shpërthimit të jastëkëve me ajër që mund të nxjerrin fragmente të metalta mbi pasagjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera