Lajme

Qeveria vendosë ti ndryshoj masat kundër pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 07 Tetor 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha sot në ora 14:00 do të takohet me kryetarët e komunave për të diskutuar lidhur me situatën pandemike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po në ora 14:00 do të ketë takim, dhe aty do ti shikojmë se çfarë do të bëhet me masat kundër pandemisë”, ka thënë Ibrahimi.

-Advertisement-

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Ibrahimi tha se në takim do të diskutojnë për masat e reja, dhe pastaj do të vendosin se çfarë masa do të jenë ato që parasheh parandalimin dhe luftimin e Covid-19.

Kujtojmë që të premten bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy