Sport

Notat e futbollistëve: Itali 1-2 Spanjë, ky lojtar spikati

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 06 October 2021

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Spanjollët në gjysmëfinale e kanë mposhtur Italinë me rezultat të ngushtë 2-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’ në Milano, golat për Spanjën i realizoi Ferran Torres (17’ dhe 45+2’), kurse golin e vetëm për italianët e shënoi Lorenzo Pellegrini (83’).

-Advertisement-

Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë takim.

Lojtari me i mirë i kësaj sfide doli të jetë Ferran Torres, i cili u vlerësua me notën (8.4), kurse dështimi i këtij dueli ishte Leonardo Bonucci, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 42’ të takimit.

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera