Sport

Përfundon ndeshja mes Italisë dhe Spanjës, kjo kombëtare kualifikohet në finale të Ligës së Kombeve

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 06 October 2021

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Spanjollët në gjysmëfinale e kanë mposhtur Italinë me rezultat të ngushtë 2-1.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’ në Milano, golat për Spanjën i realizoi Ferran Torres (17’ dhe 45+2’), kurse golin e vetëm për italianët e shënoi Lorenzo Pellegrini (83’).

-Advertisement-

Italia luajti me një lojtar me pak nga minuta e 42’, pasi mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Kjo ishte humbja e parë e Italisë pas 37 ndeshjeve radhazi pa disfatë.

Në finale Spanja do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Belgjikës dhe Spanjës që do të zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në ‘Allianz Stadium’ në Torino./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera