Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 04 October 2021

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës, mbrëmjen e së dielës.

Policia ka konfiskuar një revole me tre fishekë nga i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja.

-Advertisement-

“Fsh. Carrallukë, Malishevë, 03.10.2021 – 22:17. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me tre fishekë, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera