Lajme

Fadil Nura tregon se çka i tha Endrit Thaçi gjatë pjesëmarrjes së fushatës në Skënderaj

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 29 September 2021

Fadil Nura është kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili synon ta fitoj ulësen e të parit në komunën e Skenderajt. Në fushatë, për herë të parë, u pa t’i ketë dalë në mbështetje edhe Endrit Thaçi, djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nura ka treguar për Gazetën Infokus se djali i presidentit Hashim Thaçi i ka ofruar mbështetje të plotë në kandidimin e tij për kryetar të Skenderajt.
“Ka qenë e ka vizituar shtabin e degës edhe na ka uruar fitoren. Ka thënë jam në dispozicion 24 orë për ta përkrahë Partinë Demokratike dhe kandidaturën time për kryetar të Skenderajt”, tha Nura.

Ky i fundit, është pyetur edhe për porosinë që Thaci i ka dërguar atij përmes Endritit, por Nura nuk ka dashur të flas për shkak të ndjeshmërisë.

-Advertisement-

Kujtojmë se Nura është deputet i Kuvendit të Kosovës, pozitë të cilën e mori pas dorëheqjes së Kadri Veselit për shkak të shkuarjes në Hagë., ndërkohë tash është kandidat për kryetar të Skënderajt, pas pamundësisë së Lushtakut për të qenë në garë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera