Lajme

Tensionet në veri përmes fotografive

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 28 September 2021

Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar me kamionë rrugën drejt kufirit, në Jarinjë, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën.


Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës duke vëzhguar me dylbi, në Jarinjë, në veriun e Kosovës. (27 shtator 2021)


Një person duke ecur pranë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që po bënin rojë, në Jarinjë. (27 shtator)

-Advertisement-

Pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës duke patrulluar, në Jarinjë. (27 shtator)


Pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës në rrugën e bllokuar, në Jarinjë. (27 shtator)


Policia e Kosovës duke bërë rojë, në Jarinjë. (27 shtator)


Policët e Kosovës duke monitoruar situatën, në Jarinjë. (27 shtator)


Një pjesëtar i njësitit special të Policisë së Kosovës mbi një autoblindë, në Jarinjë. (27 shtator)


Ushtarë të Serbisë duke vështruar në një fushë, në Rudnicë. (27 shtator)


Pjesëtarë të ushtrisë serbe duke vëzhguar, në Rudnicë. (27 shtator). /Radio Evropa e Lirë/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera