Sport

Kjo është deklarata e Ardian Nuhiut pasi humbi derbin ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 26 September 2021

Skuadra e Dritës e ka humbur derbin ndaj Gjilanit me rezultat 0-2, në takimin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘’Fadil Vokri” në Prishtinë, golat për gjilanasit i realizuan Gerhard Progni dhe Shën Kelmendi.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili e ka marrë përgjegjësinë e disfatës.

-Advertisement-

“Një pjesë e parë e ekuilibruar, pak diçka ishim më mirë, por jo mjaftueshëm, por në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin, pësuam. Pastaj ishim edhe me një lojtar më pak, djemtë e dhanë maksimumin, krijuan për të shënuar, por thjesht nuk arritën të realizojnë. Kishim mjaftueshëm për të marrë më tepër, por ky është futbolli. Për këtë ndeshjë marr përgjegjësi unë”, deklaroi Nuhiu.

Pas kësaj humbje, Drita renditet e treta me 11 pikë, kurse Gjilani mbetet i pesti me 9 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera