Lajme

Policia serbe ia anulon holandezit të gjitha vulat hyrëse të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 26 September 2021

Një qytetar holandez njofton se policia kufitare serbe ia ka anuluar të gjitha vulat hyrëse të Kosovës.

Vincent W .J. van Gerven Oei me anë të një shkrimi në Twitter thotë se kjo patrullë e policisë i ka vendosur vulën “Anulim”, në të gjithë vulat e Kosovës.

“Patrulla kufitare serbe është patetike e fëmijërore, duke i vulosur të gjitha vulat kosovare të hyrjes me ‘ANULIM’”, shkruan van Gerven Oei.

-Advertisement-

Duke filluar nga dita e hënë, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të nis zbatimin e Marrëveshjes së reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë të nënshkruar në Bruksel.

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre “RKS” (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.
Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat “KS” (Kosovë) ose “RKS” (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera