Lajme

Policia e Kosovës kalon me automjete nëpër Zubin Potok, rrugës për në pikën kufitare në Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 26 September 2021

Sot është dita e shtatë që prej se ka hyrë në fuqi masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Situata në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë gjatë ditës së shtunës ka qenë e tensionuar.

Në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok ka pasur sulm me bombë ku është djegur kjo qendër.

-Advertisement-

Përveç kësaj ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

E në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.

Ekipet e Klan Kosovës po qëndrojnë në pikat kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjes dhe do të ju informojnë për çdo hollësi lidhur me zhvillimet në veri.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike për të diskutuar për situatën në veriun e vendit.

Nuk dihet ora e saktë se kur do të mbahet ky takim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy