Lajme

Termkolli në pritje të urdhrit nga Albin Kurti: Kryeministër veç vepro

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 25 September 2021

Ish-deputetja Melihate Termkolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ku u diegën dy zyre të Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok e Zveçan, shkruan Gazeta Infokus.

Termkolli në reagimin e saj ka thënë se ky veprim është turp i madh si dhe dështim.

“Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as ç’farë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin”, ka shkruar Termkolli.

-Advertisement-

Ish-deputetja i është drejtuar kryeministrit, Albin Kurti duke i thënë “vepro ose ec”.

“Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra të pavarur. Albini, asnjë fjalë!

Kryeministër, vepro ose ec!”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera