Moderatorja shqiptare flet për jetën e re në Afrikë: Mamit i pëlqen të kem një partner me ngjyrë
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 24 September 2021
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ka që në muajin qershor që është zhvendosur në Afrikë, ku jeton dhe punon aktualisht. Ajo ka zbuluar se edhe pse fillimi nuk ka qenë ashtu siç e ka menduar, ka vendosur që të rikthehet dhe të vazhdojë jetën e atje.
Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku zbuloi se ia ka dalë që të ambientohet shumë shpejt me mënyrën e re të jetesës.
Kur u pyet nëse familja e saj do të ishte dakord po të lidhej me një afrikan, Einxhel tha se nuk e kanë aspak problem, madje e ëma i kërkon që të bëjë një fëmijë mulat.
“Mami është një çikë me merak, më thotë ‘po s’të pëlqeu, kthehu’. I thashë ‘mami, e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune’. Edhe një vendase më pyeti, më tha ‘nëse ti do dashuroheshe me një person, familja jote do të të lejonte?
M’u kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë, më thotë ‘pse se bën dhe ti një kështu si kjo?’.
Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vet. Unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë.
Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film”, tregoi moderatorja e njohur.





T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































