Sport

Florian Marku publikon pamje duke e goditur boksierin ukrainas në konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 23 September 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është treguar i papërmbajtur në konferencë për media para meçit me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, shkruan Gazeta inFokus.

Marku është parë i nevrikosur me kundërshtarin, teksa në një moment e shtynë atë me të dy duart.

Boksieri nga Lushnja e Shqipërisë ia ka thënë para fytyrës ukrainasit se do ta mposhtë.

-Advertisement-

“Ktu esht Shqiperi 🇦🇱 dhe 🇬🇧 jo Ukrain.Te Shtunen titulli esht i Joni ☝🏻”, ka shkruar Marku në facebook.

Florian Marku dhe Maxim Prodan do të ballafaqohen të shtunën me 25 shtator për titullin ‘IBF INTERNATIONAL’ pesha e mesme.

Meçi mes boksierit shqiptar dhe atij ukrainas do të zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër, ku të pranishëm pritet të jenë 70,0000 mijë shikues./Gazeta inFokus/

Etiketa:
Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy