Lajme

Vizita në Hagë| Flasin nga Ministria e Drejtësisë, tregojnë se cilat janë shqetësimet e të burgosurëve

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 23 September 2021

Procedurat e komplikuara për lëshimin e dokumentacionit të familjarëve – vizave, të cilët vizitojnë të afërmit e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, shujtat javore të njëjta, problemet me porositë dhe pagesat, zvogëlimi i orarit të shëtitjes gjatë fundjavave si dhe pagesat e vështirësuara për disa nga avokatët, kanë qenë disa nga shqetësimet të akuzuarëve për krime lufte të cilët po qendorjnë në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtëisë përmes një njoftimi për media, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, delegacioni është takuar me personat të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe me zyrtarë të tjerë të Qendrës së Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në takim është diskutuar për funksionimin e gjithmbarshëm të rendit shtëpiak, kushtet e trajtimit të personave të cilët mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe Ndihmën Juridike Falas ndaj tyre”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Shqetësimet e tyre janë diskutuar edhe në takim me Kryetaren e Dhomave të Specializuara Ekatarina Trendafilova, Regjistren e Dhomave të Specializuara Fidelma Donlon dhe zyrtarë të tjerë të dhomave të specializuara në Hagë, të cilët janë zotuar për lehtësim të procedurave për kompletimin e dokumentacionit të familjarëve dhe pajisjen e tyre me vizë për një kohë më të gjatë, si dhe trajtim të dinjitetshëm dhe sipas standardeve ndërkombëtare të personave të cilët mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ndryshe, delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë në krye me Zëvendësministrin e Drejtësisë Blerim Sallahu, Këshilltarin e Lartë dhe Shefin e Kabinetit Genc Nimoni si dhe Udhëheqësen e Divizionit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë Pranvera Ejupi – Hajzeraj, kanë vazhduar takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Hagë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera