Vushtrria shtrin rrjetin e menaxhimit të mbeturinave në të gjitha fshatrat e saj
Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 22 September 2021
Komuna e Vushtrrisë ka arritur të shtrije rrjetin e menaxhimit të mbeturinave në të gjitha fshatrat e saj.
Grumbullimi i mbeturinave për 66 fshatrave bëhet një herë në javë dhe mbeturina merren shtëpi për shtëpi. Falë këtij menaxhimi është aeritur të largohet edhe rreth 200 deponi ilegale.
“Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, Shkelëzen Xhaferi, thotë se si Komunë kanë arritur që krijojnë një sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në të gjitha fshatrat.Kemi sistem të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave dhe shtrirë në tërë territorin e Vushtrrisë. Gjatë kohës së pandemisë kemi kuruar të gjitha kategoritë sociale, mirëpo inkasomi ka qenë në një nivel rekord, mbi 400 mijë euro në vitin 2020 dhe gjashtë mujorin e parë të vitit 2021”,thotë ai
Falë bashkëpunimi me donatorë, Xhaferi thotë se kanë siguruar kontejnerë për çdo shtëpi. Mbledhja e mbeturinave bëhet nga ndërmarrja “Uniteti” e cila ka në dispozicion 11 kamionë. Një ekip prej tre personave brenda ditës mbulon 400 deri në 450 shtëpi.
Ushtruesi i detyrës së kësaj ndërmarrjeje, Safet Ahmeti, thotë se janë të vetmit që bëjnë mbledhjen e miturinave shtëpi për shtëpi, ndërsa përmend edhe eliminimin e deponive ilegale.
“Një herë në javë shkojmë shtëpi për shtëpi i marrim mbeturinat me këtë staf që e kemi. […] Para 5 viteve të regjistruar kanë qenë afër 200 pika të zeza, kemi arritur me ardhë në 7 pika të zeza. I kemi eliminuar gradualisht, vetëm 7 na kanë mbet, besoj, shpresoj që me ndihmën e komunës qysh është biseduar shumë shpejt do të eliminohen”, thekson ai.
Mbeturinat çdo të hënë grumbullohen edhe në fshatin Zhilivodë, i cili është fshati më i thellë i kësaj.
Banori i këtij fshati, Nuradin Krasniqi, thotë se ky shërbim i komunës ka ndikuar që të pastrohet edhe fshati.
“Shumë jemi të kënaqur, është pastruar fshati, pastrohet oborri, pastrohet fshati, rrugët, më mirënuk ka[…] Ku e kemi gjuajtur, ku ka gjetur dikush një përrua qaty, fëmijët, ajo nuk ka qenë kurrfarë jete, tash është ndryshe, a po e sheh sa mirë. Me ardhë me ta marr këtu bërllokun, ton javën e mbledhim i qesin aty, mbushet kontejneri vjen e merr, ai e qon atje ku është vendi, a fshati mbetet i pastër”, thotë Krasniqi.
Komuna e Vushtrrisë gjatë vitit të kaluar ka miratuar edhe rregulloren për menaxhimin e mbeturinave në territorin e kësaj komune.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...


































