Sport

Notat e lojtarëve: Udinese 0-4 Napoli, kështu u notua Rrahmani pas golit të shënuar

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 20 September 2021

Skuadra e Napolit e ka arritur edhe fitoren e katërt radhazi në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Napolitanët kësaj radhe kanë triumfuar në udhëtim te Udinese me rezultat 0-4, në takimin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Dacia Arena’, golat për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalletti i realizuan Victor Osimhen (24’), Amir Rrahmani (35’), Kalidou Koulibaly (52’) dhe Hirving Lozano (84’).

-Advertisement-

Pas këtij takimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, që u paraqiten në këtë duel.

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili realizoi gol dhe u vlerësua me notën (8.4).

Me poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera