Haradinaj: Gazi rus në Kosovë nuk hyn edhe 1 mijë vjet, le ta dijë edhe Albini edhe secili
Autori: Gazeta inFokus
22:51 | 20 September 2021
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e tij në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin tha se po bën gabim të madh me çështjen e gazit. Haradinaj tutje u shpreh se Kurti është ai që po shfaqet më komod me europianët të cilët se kanë njohur Kosovën shtet, se sa me amerikanët.
Këto deklarime, lideri i AAK-së i bëri në një studio televizive, ku ishte i ftuar, në kuadër të fushatës zgjedhore lokale.
”Askush në botë nuk mund ta refuzojë gazin. Është produkt energjetik që ka me hy në çdo ekonomi të botës… Por, hartat janë të ndara, nuk ka me hy gazi rus në Kosovë edhe 1 mijë vjet. E këtë duhet ta dijë edhe Albini edhe gjithkush. Ka me hy gazi amerikan, ky [Albin Kurti] mund t’ia vonojë edhe naj ditë por është duke bë gabim të madh, është duke çu sinjale të gabuara”.
Haradinaj duke aluduar në Vetëvendosjen, tha se të gjithë kemi dilema se si është financuar një subjekt politik gjatë kohës sa ka qenë në opozitë, për të cilin shtoi se nuk i kanë munguar financat asnjëherë.
Këtë, Haradinaj e lidhi edhe me komoditetin që Kurti tregon ndaj europianëve dhe shmangjen nga amerikanët.
”Ka të bëjë pak me mentalitet të majtë, ose logjika të majta” – sqaroi Haradinaj.
”Nëse Amerika ka vendos që të jetë prezent si lojtar me gaz në gadishullin tonë, pra të ka ndryshu jeta. Kjo qeveri me thanë se po kursejë pare dhe ka të bëjë me kosto, është krejtësisht mashtrim” – tha Haradinaj duke e arsyetuar se projekti i gazit nuk ka kosto për Kosovën, sepse janë 200 milionë euro dhuratë nga Amerika.
”Është bërë dy herë fizibilitet dhe janë mat efektet e këtij projekti në jetën tonë dhe ky projekt është profitabil për Kosovën e që vijnë 200 milionë euro falë e që mund të ketë edhe grande tjera. Ne mund të gazifikojmë Kosovën e mos të varemi vetëm nga rryma. Ky nuk është një projekt që nuk i kushton asgjë Kosovës me këtë si të zgjohemi nga gjumi mund të fitojmë para. Qeveria e Kosovës mundohet të ruaj para por kjo nuk kushton po vjen pa pare. Logjikë krejtësisht e gabuar. Kurti po i vonon afatet kohore për implementim” – tha mes tjerash Haradinaj.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































