Lajme

Sveçla i bën thirrje qytetarëve serb që të mos bllokojnë rrugët

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 20 Shtator 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla edhe njëherë i ka bërë thirrje qytetarëve serb që të mos bllokojnë rrugët.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se qëndrimet politike rreth cështjes së tagrave kanë qëllim që shpërndajnë panik dhe frikë.

“Serbët e Kosovës janë plotësisht të lirë që të lëvizin dhe janë të sigurt e të mbrojtur me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Qëndrimet politike rreth tagrave të përkohshme të veturave kanë për qëllim shpërndarjen e panikut dhe frikës. Thërras qytetarët që të mos i bllokojnë rrugët dhe të mos vendosin pengesa”, ka shkruar Sveçla./

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy