Tragjedia në familjen Gjoka, vdes edhe djali 12-vjeçar
Autori: Gazeta inFokus
19:56 | 20 September 2021
Numri i viktimave nga shpërthimi i bombolës mëngjesin e 4 korrikut në Velipojë ka shkuar në 4, pasi djali i vogël i familjes mbylli sot sytë përgjithmonë.
Djali 12-vjeçar i familjes Gjoka nuk ka rritur dot t’u mbijetojë plagëve të djegies dhe ndërroi jetë pas 3 muajve.
Vajza 14-vjeçare ndërroi jetë e para, më pas motra e saj 19-vjeçare Daniela, më pas mamaja dhe në fund djali i vogël.
Ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit, në hotelin në pronësi të familjes në Velipojë.
Daniela do të martohej në muajin gusht por ngjarja aksidentale në hotelin e familjes në Velipojë, e cila mund të parandalohej, i mori jetën tragjikisht.
Si ndodhi ngjarja?
Kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer.
Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren 2 vajzat 15 dhe 19 vjeç dhe djalin 12 vjeç.
Ata fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë dhe më pas në Itali.
Në ato momente shpëtimi nga flakët ishte hedhja në pishinë, ndërsa shihnin hotelin të shkrumbohej, por mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por u ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%./ Top Channel

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...




























