Lajme

Agim Veliu: Vendimin për targat provuese RKS e kam nënshkruar unë, në vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 20 September 2021

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas vendimit për reciprocitet në targa me Serbinë. Veliu ka thënë se vendimi për targat provuese është nënshkruar nga ai vet.

“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Sipas tij, vendimi i sotëm vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me lëvizjen e lirë.

“Krahas implementimit të vendimeve të marra nga Qeveria e kaluar, lajm i mirë është se Qeveria aktuale po i njeh marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në kohën e Qeverisë Hoti. Detyrë dhe obligim parësor i të gjithë neve është ruajtja e subjektivitetit shtetëror dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera