IKD: Deklaratat e dëshmitarëve në Dhomat e Specializuara të pakuptueshme
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 20 September 2021
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën, ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të parë në gjykimin për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.
Për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarit me kodin W03593, në mënyrë që i njëjti të mos mund të identifikohet, pamjet janë bërë të turbullta dhe zëri i tij është modifikuar.
Megjithatë, sipas Instituti i Kosovës për Drejtësi, modifikimi i tepruar i zërit ka bërë që deklaratat e dëshmitarit të jenë pothuajse të pakuptueshme.
“Një gjë e tillë e ka bërë të vështirë për publikun, për pjesën ku është e hapur seanca, që të informohet mbi zhvillimet në DhSK, si dhe për mediat që të raportojnë saktë për deklarimet e dëshmitarëve pranë Speciales. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e mbështetë mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve në raste të tilla pranë DhSK. Për aq sa seanca është e hapur, IKD konsideron se publiku i gjerë duhet të jetë në gjendje të dëgjojë deklarimet e dëshmitarëve”.
“Në këtë drejtim, identiteti i dëshmitarëve, marrë parasysh edhe masat tjera mbrojtëse, mund të sigurohet edhe pa e modifikuar zërin kaq substancialisht sa t’i humbasë kuptueshmëria.Duke qenë se identiteti i dëshmitarëve mund të mbrohet edhe pa modifikuar zërin skajshmërisht, IKD bën thirrje që deklarimet e dëshmitarëve në seancat e radhës të jenë më të kuptueshme për publikun e gjerë. Megjithëse jo për identitetin e tyre, publiku ka të drejtë të jetë i informuar saktë mbi deklarimet e dëshmitarëve, në procese të tilla penale me interes të gjerë publik”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Glauk Konjufca: Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së, pjesë e bërthamës themeluese të saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim ...
-
Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë i komandantit legjendar Adem Jashari
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të U...
-
Reagimi i DASH-it, Kandiq: Edhe Zoti ka çuar duart nga Serbia
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi De...
-
Seancë në kujtim nderim të Ilaz Kodrës, mbahet një minutë heshtje në Kuvend
Me intonimin e himnit të Kosovës dhe atij kombëtar ka nisur seanca e sotme e ...
-
Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandant...
-
ATK: Brenda vitit janë fiskalizuar mbi një mijë biznese
Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë ...
-
Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është dërguar presidentit të ...
-
Miratohet projekt-ligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektl...
-
Mentor Latifi, ambasadori i ri i Kosovës në Zvicër
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Mentor Latifin, ambasador të...
-
Zhduken dy persona, një vajzë e mitur në Podujevë dhe një pacient nga Enti Special në Shtime
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes në 24-orët e fundit. ...
-
ShSKUK-ja do të bëhet me dy klinika të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë ditë së sotme do të vihet gurth...
-
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Minis...