Kryeministri Kurti përplaset me Tahirin për UÇK-në
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 20 September 2021
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është bërë temë e përplasjes së ashpër sot në Kuvend, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ishte ky i fundit që e konsideroi fatkeqësi dhe kompleks të Kurtit të qenit viktimë e Serbisë dhe jo luftëtarë dhe çlirimtar. Por një ndarje të tillë e kritikoi kryeparlamentari Glauk Konjfuca, derisa kreu qeveritar e mohoi të njëjtën.
Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kryeministri Kurti është kryeministri i pari që po e bënë temë UÇK-në në Bruksel, e kjo sipas tij, është e dëmshme.
“Je kryeministri i parë i këtij vendi që fatkeqësisht e bëni temë UÇK, kjo është e dëmshme, kjo s’ka qenë asnjëherë. Hashim Thaçi si president i vendit nuk e ka pasur kompleks Serbinë sepse ka qenë fitimtarë i luftës, fatkeqësisht sot na udhëheqë një njeri që ka qenë viktima i atij regjimi. Unë kisha dashur me qenë luftëtar, por s’je fatkeqësisht. T’i komplekset tua nuk mundesh me i shëru kaq lehtë”, tha ai.
Por këtë, kreu qeveritar e quajti si dëshirë të tij dhe përpjekje për të përçarë, derisa i tha se ta pyet komandantët Sylejman Selimi dhe Rrustem Mustafa nëse ka qenë apo jo luftëtar i UÇK-së.
“Ju mund të vazhdoni të përpiqeni të përçani, por nuk ndahet populli siç doni ju. Prandaj ka votuar siç ka votuar në 14 shkurt të këtij viti. Nuk mund të përçani popullin në luftëtar të paepur dhe viktimave, në hierarkinë e vlerave tona nuk janë rend të parë. E dyta, a ka qenë Adem Demaçi UÇK, e nëse ka qenë, unë kam qenë sekretar i tij. E a kam qenë UÇK pyeti Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën”, shtoi ai.
Lidhur me deklaratat e deputetit Tahiri, u përfshi edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili i quajti të dëmshme dhe fyese për të gjitha viktimat e luftës së fundit në Kosovë.
“Ndarja e asaj çfarë na ka ndodhur gjatë luftës, në viktimat të pavlera dhe luftëtarë me shumë vlera. Kjo asnjëherë nuk duhet të lejohet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë në gojën e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Natyrisht kemi qenë edhe viktima të regjimit të Millosheviqit”, theksoi Konjufca.
Kryetarit të Kuvendit i reagoi shefi i grupit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se bashkëndjenë për gjitha viktimat dhe nuk e kishte në drejtim të fyerjes ndaj të tyre.
“Nuk e thash në atë drejtim, por thash se unë kisha dashtë që ky të jetë një çlirimtar luftëtar i lirisë, prandaj po e them prapë se nuk po e keqpërdori, Por bashkë ndjej me gjithë viktimat”, tha ai.
I menjëhershëm në reagim ishte sërish kryetari i Kuvendit, i cili tha se prej gjithë votuesve të PDK-së, deputeti Tahiri është i fundit që mund të fliste për UÇK-në.
“Zotëri Tahiri s’pe di sa votues i ka PDK-ja por ti kishe me qenë i fundit që kishe me fol për vlerat e UÇK-së. Ka plotë në PDK që munden me kallxu”, deklaroi ai.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...