Lajme

“Lirone rrugën”, urdhëri i komandantit për serbët e mbledhur në Jarinje

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 20 September 2021

Aksioni i Policisë së Kosovës në Jarinje për të respektuar vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa, ka tensionuar situatën.

Qytetarë të Serbisë kanë bllokuar rrugën me kamionë në shenjë proteste derisa policia e Kosovës i ka urdhëruar që të lirojnë rrugën.

Komandanti i këtij operacioni në veri i ka urdhëruar ata që protestën mund ta vazhdojnë duke e zhbllokuar rrugën.

-Advertisement-

“Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet me u liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

Ky aksion ka filluar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të mos lejuar hyrjen e targave KS në Kosovë dhe vendosjen e targave të përkohshme RKS./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera