AstraZeneca krijon ilaçin e ri që shëron kancerin e gjirit/ Zvogëlon me 72% rrezikun e vdekjes
Autori: Gazeta inFokus
08:50 | 20 September 2021
Gjiganti farmaceutik britanik AstraZeneca njoftoi rezultatet “novatore” të një ilaçi të ri për kancerin e gjirit, për të cilin thonë se zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72 përqind, në krahasim me trajtimet aktuale.
Kompania e ilaçeve tha se rezultatet e provës së saj të ilaçit Enhertu në trajtimin e kancerit të gjirit aktualisht të pashërueshëm treguan “një prirje të fortë drejt mbijetesës së të prekurit dhe përmirësimit të tij”.
AstraZeneca tha se Enherthu, kur shoqërohej me kimioterapi, u tregua se ishte dy herë më efektive në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa që është standardi aktual i ilaçeve kundër kësaj sëmundjeje.
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Villas For Sale in Dubai Might Totally Surprise You
Villas for Sale in Dubai | Search Ads
Tre të katërtat e 500 pacientëve të marrë në provë nga e gjithë bota të cilët ishin trajtuar me Enherthu nuk treguan progres të sëmundjes pas 12 muajsh, krahasuar me 34.1% të atyre që u trajtuan me TDM1. Për më tepër, mbijetesa u përmirësua nga 7.2 muaj në 25.1 muaj.
Në total, 94.1% e pacientëve që u trajtuan me Enhertu mbijetuan 12 muaj trajtim, krahasuar me 85.9% të pacientëve me TDM1.
Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e Kërkimit dhe Zhvillimit të Onkologjisë në AstraZeneca, i quajti rezultatet “novatore”.
“Këto të dhëna të pashembullta përfaqësojnë një ndryshim të mundshëm të paradigmës në trajtimin e kancerit metastatik pozitiv të HER-2 dhe ilustrojnë potencialin që Enhertu të transformojë më shumë jetë pacientësh në mjediset e mëparshme të trajtimit”, tha ajo.
Enhertu u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në 2019 për kancer të gjirit të paoperueshëm ose metastatik HER-2 nëse pacienti nuk i përgjigjej trajtimit standard dhe të paktën dy opsioneve të tjera të kombinimit.
“Me rezultatet e jashtëzakonshme të këtij studimi, Enhertu mund të bëhet standardi i ri i trajtimit të kujdesit për pacientët me kancer metastatik të gjirit HER-2 që janë pozitiv pas kimioterapisë standarde”, tha Dr Sunil Verma, nënkryetar dhe shef klinik global i kërkimit të kancerit të gjirit në AstraZeneca.
Sipas organizatës jofitimprurëse amerikane Breastcancer.org, rreth një në tetë gra do të përballen me kancer invaziv të gjirit gjatë jetës së tyre, megjithëse shkalla e përgjithshme e vdekjeve ka rënë gjatë viteve, kryesisht për shkak të përparimeve të trajtimit dhe zbulimit të hershëm përmes kontrolleve.
Në vitin 2021, rreth 250,000 raste të reja të kancerit invaziv të gjirit pritet të diagnostikohen te gratë në SHBA dhe rreth 40,000 gra në SHBA janë në gjendje të rëndë.
Për më tepër, ka rreth 360,000 raste të reja të kancerit të gjirit të diagnostikuar dhe 92,000 vdekje çdo vit në Evropë. Në Izrael, rreth 4.500 gra diagnostikohen çdo vit dhe 900 vdesin.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































