Kryetarët nuk realizuan 122 projekte të premtuara
Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 20 September 2021
122 projekte që u premtuan nga kryetarët aktual të komunave mbetën të pa realizuara. Për to sipas raportit të monitorimit të Institutit GAP, as nuk u nisë puna. Prishtina kryeson me zotime të cilat u lanë pas dore, me 21 sosh.
Në mandatin e tij të dytë, Shpend Ahmeti, nuk arriti të ofroj kartelat “Prishtina Card” për pagesa në shëndetësi, administratë e parking, nuk u formua Oda Ekonomike e Bizneseve të kryeqytetit, nuk u funksionalizua Galeria, e as nuk u ndërtua teatri, njësoj sic dritën se pa as Spitali i Prishtinës me disa premtime tjera.
19 projekte nuk i gëzoi as Vitia, meqenëse ato nuk u nisën, ani pse Sokol Haliti ishte zotuar në zgjedhjet e 2017-tës.
Më pak kohë se ky pati, Shpejtim Bulliqi në Podujevë, që nuk i mbushi as 1 vjet mandat pasi mori postin në zgjedhje të jashtëzakonshme, andaj për 19 premtime nuk nisën fare implementimin.
Por mandati i plotë nuk i doli, Ardian Gjinit, që të nisë punën në 17 projekte. Gjakova nuk u bë me parking nëntokësor afër gjimnazit, e as me shesh për këmbësorë në rrugën Beqir Kastrati, por nuk u vendosën as kamerat në të gjitha shkollat, njejtë si edhe themelimi i inkubatorëve të biznesit e një mori premtimesh tjera, raporton KK.
Një shifrore premtimet për të cilat su punua fare i kanë komunat tjera.
Në Fushë Kosovë, Burim Berisha, la pas dore 7 premtime, duke mos hapur kuzhina në shkolla për ushqimin e nxënësve, e as pa ndërtuar parkun e biznesit në Sllatinë të Madhe, e ndër tjera edhe lidhja e komunës me sistemin e kogjenerimit.
Aq sa bashkëpartiaku i tij, zotimet nuk i nisi as Imri Ahmeti në Lipjan ku nuk u projektua ngrohtorja qendrore e qytetit, e as s’u bë mësimi gjithëditor, e pa realizim mbetën edhe disa premtime për fshatra.
7-shi i pa arritshëm ishte edhe për Zenun Elezajn, e Klinës.
E Juniku mbeti ma çerdhe e pa stadium si edhe lagjet pa parqe, që ishin disa nga 5 premtimet realizimin e të cilave nuk e nisi Agron Kuci.
Prizreni, Peja, Mitrovica e Gjilani që janë prej 4 komunave më të mdha në vend, kanë vetëm nga 2 zotime puna për të cilat nuk startoi. E njësoj qëndron edhe Kamenica, Malisheva, Decani E Vushtrria.
Nga 1 premtim i mbeti Ferizajt, Drenasit, Obiliqit, e Suharekës.
Ndërkaq implementimin e të gjitha premtimeve të bëra në fushatë e nisën kryetarët e Dragashit, Hanit të Elezit, Istogut, Kacanikut, Rahovecit e Shtimes.
Ndërkaq që për Bekim Jasharin nuk ka pasur premtime të listuara për tu monitoruar.
Të dhëna për realizimin e zotimeve nuk ka as për komunat me shumicë serbe.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...