Lajme

Lajçak të hënën takohet me Vuçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 19 September 2021

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë së hënës do të qëndrojë në shtetin serb.

Lajçak në ditën e parë të vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe prite që atij t’ia përcjellë pikëpamjet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më të cilin vet Lajçak zhvilloi dy takime gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkruan Tanjug.Lajçak tha se vizitat në Kosovë e Serbi synojnë një përpjekje tjetër të BE-së për të arritur hapin e shumëpritur dhe të nevojshëm përpara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kjo është vizitë e imja e rregullt në mënyrë që të bisedoj me udhëheqësit sesi të përparojmë më tej në procesin e dialogut”, ka thënë Lajçak.

-Advertisement-

Kujtojmë se Lajçak qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, takoi edhe të gjithë liderët opozitarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera