Basha për Berishën: Nuk ka kthim pas
Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 17 September 2021
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se më nuk ka kthim mbrapa për Sali Berishën në subjektin që ai e drejton.
Përpara mediave kryedemokrati ripërsëriti qëndrimin se nuk ka ndërmend të cenojë aspak partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara, duke i qëndruar vendimit personal për përjashtimin e liderit historik të demokratëve nga grupi parlamentar.
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim.”
Akuza hodhi në drejtim të qeverisë Rama 3, duke e cilësuar atë një PPP që plaçkit dhe grabit shqiptarët.
“77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rrahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare.”
Kryedemokrati tha se opozita do të bëjë gjithçka për të t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë./Tv Klan/
Të tjera
-
Prishtinë: Shoferja dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Prishtinë në mes të dy veturave ...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate Fatmir Limaj, ka komentuar bisedën e deputetes ...
-
Përparim Rama prezanton projektet e Arkitektit të Kryeqytetit, tregon zgjidhjen për trafikun në Prishtinë
Komuna e Prishtinës, ka mbajtur të premten konferencë për të prezantuar punën...
-
Ndërron jetë në spital burri që u aksidentua para 5 ditësh në Fushë Kosovë
Ka ndërruar jetë pas 5 ditësh burri i cili u përfshi në një aksident në Fushë...
-
Bulliqi: Objekti i vjetër i shkollës Kërpimeh do të shndërrohet në çerdhe
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se objekti...
-
Merr flākë banesa në Korçë, kaplohet nga zja *ri edhe pronari i banesës
Një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte. ...
-
Kurti ende i hapur për t’i dhënë fund mandatit të tij, flet sërish për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë a dimër
Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për mundësinë e zgjedhjeve të parako...
-
Tomë Gashi i thur vargje Kurtit: Albini jonë për shqiptarë më i miri, për Serbinë më i vështiri
Avokati Tomë Gashi, njihet për deklarata e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti...
-
Kadrijaj: Kurti po mundohet t’i bind militantët e tij se nuk e ka pranuar Asociacionin, por ai në fakt e ka pranuar
Kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që emisari i BE-së për dialo...
-
Pensionet e Kosovës sa për “byrek e supë”
Bislim Ademi nga fshati Bërrnicë e Poshtme i Prishtinës orvatet ta mbyllë mua...
-
Irlanda dhe Çekia nisin të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian
Qendrat e votimit për zgjedhjet e Parlamentit Evropian hapen të premten në Re...
-
85 deputetë të Kosovës kanë asistentë, pagat dhe shtesat e tyre arrijnë në 900 € në muaj
Rreth 1 milion € i ka shpenzuar Kuvendi i Republikës së Kosovës për pagat dhe...