Sport

Klubi i Llapit n’mesnatë ka një mesazh për të gjithë pas startit jo të mirë në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 16 Shtator 2021

Skuadra e Llapit nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas katër ndeshjeve të para në kampionat, llapjanët kanë arkëtuar vetëm dy pikë, duke barazuar dy herë dhe duke humbur në dy takime.

Ndeshjen e fundit ekipi nga Podujeva e humbi nga Malisheva të mërkurën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 0-3.

-Advertisement-

Pas këtij starti jo të mirë klubi i Llapit n’mesnatën e së mërkurës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka dërguar një mesazh për të gjithë.

“Shumë shpejt do rikthehemi aty ku e kemi vendin 🤍💙🏆”, ka shkruar Llapi në facebook.

Me poshtë keni postimin e klubit llapjan./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy