Sport

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 16 September 2021

Kanë përfunduar dy ndeshjet e elitës së futbollit kosovar, të zhvilluara pasditen e së enjtes në kuadër të javës së katërt, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina i ka ndarë pikët me Gjilanin, pasi kanë luajtur baras 1-1, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Golin për ‘bardhekaltërit’ e realizoi mbrojtësi, Besnik Krasniqi, nga pika e bardhë në minutën e 86’ të ndeshjes, kurse për gjilanasit shënoi, Albert Dabiqaj, në sekonden e fundit të takimit.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Drenica e ka mposhtur Ulpianën në udhëtim me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Kreshnik Uka në minutën e 90+4’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera