Sport

Malisheva e befason Llapin midis ‘Fadil Vokrrit’

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 15 September 2021

Po luan për herë të parë në elitën e futbollit kosovar, por Malisheva po tregon që është arrë e fortë për kundërshtarët, shkruan Gazeta inFokus.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Arsim Thaqi ka shkaktuar befasinë e kësaj xhiro, pasi e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Llapit me rezultat 3-0.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë,  golat për malishevasit i realizuan Stullaqaku (57′ dhe 58’) dhe Oliver (94′),

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Malisheva renditet e treta me 7 pikë, kurse Llapi mbetet i teti me 2 sosh.

Ndeshjen e radhës malishevasit e luajnë para publikut të vet ndaj Feronikelit, kurse Llapi udhëton në Suharekë për tu përballur me Ballkanin./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera