Gerard Pique dëshpëron fansat e Barcelonës me deklaratën e tij pas humbjes nga Bayern Muncheni
Autori: Gazeta inFokus
23:19 | 14 September 2021
Skuadra e Barcelonës e ka nisur mbrapsht edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.
‘Katalunasit’ kanë pësuar humbje para publikut të vet nga Bayern Muncheni me rezultat 3-0, në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të garës më prestigjioze për klube në Evropë.
Pas ndeshjes ka folur kapiteni i ‘blaugranëve’, Gerard Pique, i cili ka thënë se pavarësisht konkurrimit me ‘bavarezët’ në fund rezultati ishte shumë negativ.
“Tani për tani ne jemi ata që jemi. Tani për tani kushtet në të cilat jemi nënkupton që pavarësisht konkurrimit rezultati është shumë negativ”, tha fillimisht Pique për Movistar +.
Me pas mbrojtësi spanjoll i ka dëshpëruar fansat e Barcelonës, duke deklaruar se ky vit do të jetë i vështirë për ta.
“Do të jetë një vit i vështirë, mendoj se ky muaj është kyç, duhet të vazhdojmë me fitore në Ligë. Në Ligën e Kampionëve sot nuk kemi qenë mirë, por kemi lojëra që duhet të fitojmë”, theksoi ai.
Për fund spanjolli deklaroi se deklaroi se të marrësh një rezultat të tillë në shtëpi është shumë keq.
“Unë mendoj se rezultati është i rëndë dhe të luash në shtëpi dhe të marrë një rezultat të tillë është keq, por nëse shikoni lojën unë mendoj se në pjesën e parë ne luftuam”, përfundoi ai.
Ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Barcelona e luan në udhëtim te Benfica./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































